Ballkani luan këtë javë sfidën e dytë ndaj Shkupit për një vend në fazën e grupeve të Conference League, transmeton VAR Kosova.
Klubi i drejtuar nga Ilir Daja arriti fitore në udhëtim, ndërkohë shpreson për një rezultat pozitiv në “Fadil Vokrri” në mënyrë që të bëhet klubi i parë nga Kosova që arrin fazën e grupeve në kompeticionet evropiane.
Tashmë janë publikuar edhe çmimet për sfidën që zhvillohet këtë të enjte.
Biletat do të dalin në shitje sot dhe nesër në Suharekë, ndërkohë të mërkurën dhe të enjtën do të dalin në shitje edhe në Prishtinë afër monumentit të Newborn-it.
Çmimi i biletave:
• VIP – 10€
• Perëndim – 3€
• Lindje – 1€
• Veri – 1€
• Jug – 1€
























