Milot Rashica ka luajtur vetëm në shtatë minutat e fundit në fitoren që Norwichi e arriti në shtëpi kundër Huddersfieldit me rezultatin 2:1.

Ky takim ishte i vlefshëm për xhiron e katërt të Championshipit, kategorisë së dytë të futbollit anglez. Ishte fitorja e parë për Norwichin.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 83-të.

Kjo ishte ndeshja e dytë që Rashica ishte në stol. Ai nuk luajti fare në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë ndaj Wiganit, të cilën Norwichi e fitoi pas penalltive.