Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës së UEFA-s, ndërmjet dy skuadrave shqiptare, Shkupit dhe Ballkanit.

Emocionet e kësaj ndeshjeje, e cila zhvillohet në Shkup, do të mund t’i përjetoni edhe nëpërmjet ekranit televiziv.

Përballja e këtyre dy skuadrave do të transmetohet në dy kanale televizive: në RTK 1 dhe në Supersport, prej orës 21:00.