Angel Di Maria shënoi gol në debutim me Juventusin, por u desh të largohej nga fusha më pas në minutën e 65-të.

Gazeta italiane “La Gazzetta dello Sport” ka shkruar të mërkurën se argjentinasi do të jetë jashtë fushës për një muaj, shkaku i zgjatës së muskulit.

Në listën e të lënduarve, Juventusi e ka edhe Paul Pogban dhe Federico Chiesan.

Sajti italian ka shkruar se si rezultat i situatës së krijuar, “bianconerët” po e mendojnë afrimin e Memphis Depayt nga Barcelona, për të cilin thuhet se është arritur marrëveshja.