Donjeta Sadiku ka arritur edhe një sukses të madh në boksin amator. Donjeta të premten u paraqit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

Donjeta më herët këtë vit ka fituar edhe medalje të bronztë botërore. Në kategori të reja po ashtu ka fituar medalje botërore e evropiane, ndërsa suksese më të mëdha prej saj priten në të ardhmen.N

ë Budvë, Donjeta i kishte dy fitore. Fillimisht e mposhti Marinela Canin, boksieren shqiptare që përfaqëson Greqinë. Në duelin e dytë fitoi ndaj rumunes Andreea Loredana Marin.