Albion Rrahmani ka pritur disa javë për të debutuar për Rapidin e Bukureshtit.

Por që në ndeshjen e parë ka lënë gjurmë.Rrahmani të premten mbrëma shënoi dy gola në fitoren 5:3 të Rapidit në udhëtim tek U Craiova. Hyri si zëvendësues dhe shënoi dy golat e fundit për Rapidin.

“Shpresojmë që në fund të edicionit të jemi në pozitën e parë. Kishte presion, por jam i lumtur që kam shënuar dy gola. Ia kushtoj ata familjes sime, që shpresoj se është krenare me mua. Është e përkryer, kemi tifozë të jashtëzakonshëm. I duam ata, luajmë për ata”, ka thënë Rrahmani pas debutimit plot shkëlqim.