Ballkani ka fituar ndeshjen e parë në Conference League ndaj Lincoln Red Imps me rezultatin 2-0, transmeton VAR Kosova.

Fillimisht pas një aksioni të bukur, Meriton Korenica doli përballë portierit, bëri një lëvizje të bukur dhe shënoi për 1-0 në minutën e 59-të.

Pas tre minutash ishte radha e Lorenc Trashit të shënonte një super gol nga jashtë zone për 2-0.

Ballkani mori një fitore të pastë para ndeshjes kthyese që zhvillohet pas një jave.