Moises Caicedo do të marrë rrugë sot për në Liverpool.
Kjo pasi Liverpooli ka arritur marrëveshje me Brighton& Hove Albionin për shifrën e 120 milionë eurove.
Caicedo gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën, raporton The Athletic.
Trajneri Jurgen Klopp tashmë e ka dhënë aprovimin për lojtarin dhe do që do ta ketë në bankën rezervë për ndeshjen ndaj

Chelseat.
Të Kuqtë ishin shumë të interesuar për Romeo Lavian, por që nuk ofruan mbi 50 milionë euro për të, ashtu siç kërkoi skuadra e Southamptonit.






























