Ballkani i Ilir Dajës ka mposhtur 4-1 Bate Borisovin në ndeshjen e parë të Play Offit të Conference League, transmeton VAR Kosova.

Ballkani është me një hap në fazën e grupeve të Conference League pas fitores 4-1 në “Fadil Vokrri” kundër Bate Borisovit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1 me të skuadrat që shënuan nga një herë.

Ndeshjen e hapi BATE Borisovi kaloi në epërsi me golin e Denis Laptev në minutën e dhjetë për 1-0. Por nuk vonoi shumë dhe Ballkani shënoi golin e barazimit me Bajram Jashanicën që shënoi me kokë në minutën e 31-të për rezultatin 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe pas një harkimi në zonë nga Armend Thaqi më së miri u gjend Bleart Tolaj që shënoi me kokë për 2-1 në minutën e 58-të.

Nuk vonoi shumë dhe sërish i njëjti lojtari, Bleart Tolaj ishte i pamëshirshëm brenda zonës, ku me një goditje gjysmë volej shënoi për 3-1.

Goli e fundit e shënoi Armend Thaqi për të vulosur fitoren e thellë të Ballkanit.