Arbnor Muja e ka shënuar golin e fundit në fitoren e thellë të Antwerpit në elitën e futbollit të Belgjikës.

Antwerpi të premten mbrëma fitoi me rezultatin 6:0 në shtëpi kundër Kortrijkut, në kuadër të xhiros së tretë.

Muja u inkuadrua në lojë në minutën e 63-të, kurse katër minuta më vonë, realizoi për 6:0. Për sulmuesin 24-vjeçar ishte goli i parë në këtë kampionat.