Sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi, ka qenë lojtari më i vlerësuar i javës së shtatë në La Liga, duke qenë kështu edhe pjesë e formacionit më të mirë.

Java e shtatë ishte xhiro shumë interesante në La Liga, duke sjellë edhe rezultate befasuese, ku njëra nga to ishte barazimi 2-2 i Mallorcas me Barcelonën.

Më meritori në këtë barazim të vendasve ishte sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e parë dhe asistoi në të dytin për ekipin e tij.

Kjo paraqitje e mirë e sulmuesit prizrenas nuk mbeti pa u vlerësuar, me notën më të lartë këtë xhiro.

Image