Ballkani ka njoftuar se kanë mbetur edhe pak bileta në dispozicion për ndeshjen e të enjtes ndaj Dinamo Zagrebit.
Njoftimi i plotë:
Kthehemi të luajmë ndeshje evropiane në “Fadil Vokrri” që pas 24 gushtit. Atë datë triumfuam në PlayOff, duke luftuar të rreshtohemi në mesin e skuadrave më të mira në UECL, kurse tani luftojmë pikërisht ndaj më të mirëve.
5 tetor, ora 18:45, dy kampionë ballkanik zbresin në Prishtinë, për t’u përballur mes vete.
Për këtë super ballafaqim, kanë mbetur edhe pak bileta në dispozicion, andaj ato mund t’i siguroni përmes linkut të mëposhtëm:






























