Në ndeshjen e Europa Leagues ndërmjet AEK-ut të Athinës dhe Ajaxit të Amsterdamit, ndeshje që u zhvillua në kryeqytetin grek, u shfaq mesazhi “Kosova is Albania”.

Ky është mesazhi i parë i tillë që e shfaq që një grup joshqiptar.

Mesazhi vjen pas një fushate agresive të mesazhit “Kosovo je Serbija” në stadiumet serbe, rumune , ruse, etj.

Mediat serbe e kanë cilësuar këtë veprim si tradhti nga tifozët grek.

“Tradhti! Tifozët grekë u futën thikë në zemër serbëve! Vëllezër, nuk e prisnim këtë nga ju! Parulla që tronditi të gjithë në Serbi”, shkruan në titullin në gazetën Kurir.

Tifozët e AEK-ut njihen si grup antifashist.

Ndeshja AEK-Ajax përfundoi me rezultatin 1:1.