Mesfushori Edvin Kuç do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi për ndeshjet e këtij muaji.

Selektori i Malit të Zi, Miodrag Raduloviq të hënën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar. Në mesin e 29 futbollistëve, është ftuar për herë të parë edhe Edvin Kuç. Kuç është kapiten i Ballkanit, ndërsa është ftuar nga Mali i Zi pas paraqitjeve të mira që ka treguar me fanellën e ekipit kosovar.

Ai do t’i bashkohet Malit të Zi në grumbullim më 9 tetor, ndërsa pritet të aktivizohet në miqësoren kundër Libanit që luhet më 12 tetor në Podgoricë. Selektori Raduloviq, ka thënë se në këtë ndeshje do të aktivizohen futbollistët që kanë pasur minutazhë të vogël dhe ata që janë ftuar për herë të parë te Mali i Zi, raporton KOHA.

Pesë ditë pas miqësores me Libanin, Mali i Zi, do të përballet me Serbinë në udhëtim në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.