Edon Zhegrova ishte më i miri në fitoren 2:0 të Lilles ndaj Le Havre, të dielën. Zhegrova shënoi gol të bukur për 1:0 dhe dha pasimin që përfundoi si autogol për 2:0. Trajneri i Lille, Paulo Fonseca ia dha rastin Zhegrovës që të luaj nga fillimi për shkak të disa mungesave.
Dhe vendimi i tij doli mëse i qëlluar.
“Na duhen lojtarë si Edoni. Më duhet të them që jam shumë i kënaqur me lojën e tij. Jo vetëm që ka shënuar golin e shkëlqyer, por edhe për faktin se bëri punë të madhe në mbrojtje. Jam shumë i kënaqur me lojën e tij në këtë nivel. Ai po përmirësohet, por duhet të përmirësohet ende për të luajtur. Nuk duhet të mendojmë vetëm për momentet ofenzive. Na duhen lojtarë që dinë të mbrohen. Edoni po përparon në këtë. Ai ka ndihmuar ekipin dhe kjo për mua është më e rëndësishme se goli, ndonëse goli ishte i shkëlqyer”, ka thënë Fonseca.






























