Skuadra e Ballkanit e zhvillon sonte njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në Conference League.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Viktoria Plzen, me takimin që luhet me fillim nga ora 18:45.
Ndryshe nga herat e tjera, Ballkani kësaj here si vendas do të luajë në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, për shkak të gjendjes së tmerrshme të fushës në ‘Fadil Vokrri’, raporton Gazeta Blic.
Momentalisht, Ballkani ka 4 pikë në vendin tretë, aq sa ka edhe Asanta në vendin e dytë, e cila me fillim nga ora 16:30 do të përballet me Dinamo Zagrebin e vendit të fundit dhe pikërisht aty, Ballkani do t’i konvenonte shumë një barazim.
Viktoria Plzen luan pa presionin e rezultatit për shkak se e ka siguruar kalimin tutje nga ky grup dhe ky mund të jetë një plus i madh për të drejtuarit e Ilir Dajës.
























