Pasi Serbia u zemërua me trajnerin izraelit, Alon Hazan, ambasadori i Izrealit në Serbi, Yahal Willan, u përgjigj: “Ne jemi miq të vërtetë”, transmeton VAR Kosova.

Para ndeshjes mes Kosovës dhe Izrealit, trajneri i mysafirëve deklaroi se “ishte krenar që ishte në Kosovë, një vend që kishte kaluar një eksperiencë të ngjashme me të Izrealit.

Këtë deklaratë të trajnerit mediat serbe e bënë temë të ditës, duke pretenduar se “trajneri izraelit e pështyu në fytyrë Serbinë pas asaj që tha para ndeshjes kundër Kosovës”.

Gjatë natës së kaluar, ambasadori i Izraelit në Serbi dhe Mal të Zi, Yahal Velan, shkroi: “Unë do të doja të mohoj fuqimisht fjalët e trajnerit të ekipit izraelit të futbollit dhe të riafirmoj vlerësimin e thellë të Izraelit për Serbinë dhe popullin serb. Serbia e ka dëshmuar veten të jetë një mik i vërtetë dhe po e bën përsëri në këto kohë sfiduese, veçanërisht në fushën e sportit, ku Beogradi është shtëpia e tre skuadrave tona të basketbollit” – deklaroi ai.