Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Chisinau-t, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.

Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav e duke u akomoduar menjëherë në hotel.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 (CET )në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15 (CET).

Shqipëria do të luajë nesër në mbrëmje me Moldavinë sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Sfida është planifikuar të nisë në ora 18:00 dhe do të luhet në stadiumin ‘Zimbru’.

Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me përfaqësuese si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Austria. Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet.

Në vazon e parë, janë përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në këtë pikë është e pashmangshme një përfaqësuese e madhe, është shumë e vështirë të zgjedhësh dikë, mbase Seferi e ka një preference teksa kërkon organizatorët.

Në vazon e tretë, janë përfaqësuese si Skocia, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Republika Çeke. Sigurisht këtu është më e lehtë për të shprehur dëshira, Çekia do të ishte e para, gjithnjë nëse ia dalin të kualifikohen.

Në vazon e katërt, shortin e ndërlikon shumë prezenca e Italisë, do të ishte një fat i keq nëse “peshkojmë” azzurrët. Në këtë vazo gjejmë edhe ekipi si Sllovakia dhe Rumania. Për momentin ky është projeksioni i vazove, por situata mund të ndryshojë deri në fund.

FOTO/ Holanda, Serbia e Italia, Shqipërinë e pret “ferri”