Leon Avdullahu është ftuar për herë të parë te përfaqësuesja U21 e Zvicrës në futboll.
Avdullahu është pjesë e Baselit, ndërsa u ftua për ndeshjet kualifikuese me Armeninë dhe Rumaninë.
Vlera e tij në portalin e specializuar të transfereve, Transfermarkt është 300 mijë euro teksa ka regjistruar 4 paraqitj për Baselin në ligë.
Avdullahu, i lindur në Zvicrë, ka shtetësi të Kosovës teksa më herët ishte paraqitur për Zvicrën U19.