Cristiano Ronaldo prek një moment historik të ri në karrierën e tij të gjatë futbollistike, në Arabinë Saudite.
CR7 luajti ndeshjen numër 1200 si profesionist.
Një rekord i rezervuar për shumë pak futbollistë në karrierën e tyre. Stadiumi i Riadit, shtëpia e Al Nassr, ishte gati që legjenda portugeze të festojë një numër kaq të madh ndeshjesh kundër Al-Riyadh, dhe Ronaldo nuk zhgënjeu, duke shënuar dhe asistuar në këtë ndeshje.
Trajneri Luis Castro nuk e aktivizoi Cristianon në transfertën e Taxhikistan në Ligën e Kampionëve të AFC-së, që portugezi të mund ta festonte shifrën e 1200 ndeshje në karrierën e tij para tifozëve të Al Nassr.
Cristiano synon që të luajë të paktën deri në qershor të vitit 2025.
Portugezi tani mund të synojë të parakalojë legjenda të tilla si: portierin anglez, Peter Shilton (1375); anglezin tjetër, Paul Bastock (1,286); dhe brazilianët Rogério Ceni (1237) dhe Fábio (1212). CR7 nuk njeh kufij.