Kombëtarja e Kosovës në femra, ka arritur fitore të thellë kundër Bullgarisë në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton VAR Kosova.

Vashat e Kosovës arritën fitore të thellë 5-1 në duelin e zhvilluar në “Zahir Pajaziti”, duke u kualifikuar kështu në Ligën B në Ligën e Kombeve.

Kosova kështu mbyll grupin në vendin e parë me 10 pikë, ndërkohë Bullgari mbetet e dyta me 5 pikë, teksa Maqedonia e Veriut mbyll grupin në vendin e fundit me asnjë pikë.