Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika apo Anglia. Holanda apo Kroacia. Italia, Serbia apo Zvicra.
Shqipëria sot prej orës 18:00 do t’i mësojë kundërshtarët e Kampionatit Evropian të futbollit “Gjermania 2024”.
Shorti i shumëpritur do të tërhiqet nga ora 18:00 në Hamburg, njërin prej qyteteve nikoqire të Evropianit të futbollit që mbahet prej 14 qershorit deri më 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Shqipëria është në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë. Pra këto përfaqësuese nuk do t’i ketë rivale verën e ardhshme në Gjermani. Në grup do të ketë një përfaqësuese nga vazoja e parë, një nga vazoja e tretë dhe një nga vazoja e katërt.






























