Manchester Unitedi ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Anthony Martial është operuar me sukses, por do të mungojë rreth dy muaj e gjysmë.

Paraqitja e fundit e francezit për Manchester Unitedin erdhi në humbjen me rezultat 3-0 ndaj Bournemouthit më datë 9 dhjetor.

Nga ajo datë, Rashford nuk ka luajtur shkaku i lëndimit dhe tani është vendosur së bashku me stafin mjekësor që ai të operohet.

Faqja zyrtare e Djajve të Kuq ka konfirmuar se sulmuesi është operuar me sukses dhe do të mungojë 10 javë.