Mallorca e Vedat Muriqit e ka eliminuar nga Kupa e Mbretit lideren e La Ligas spanjolle, Gironan, dhe ka avancuar në gjysmëfinale të garës.

Mallorca të mërkurën mbrëma fitoi me rezultatin 3:2 ndaj Gironas në çerekfinale. Sulmuesit Cyle Larin në minutën e 21-të dhe Abdon Prats në minutën e 28-të e të 35-të, i shënuan golat e fitores.

Barcelona ndërkohë u eliminua nga Athletic Bilbao me rezultatin 4-2.