Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, pas eliminimit nga Athletic Bilbao në Kupën e Spanjës, ka folur për mediet spanjolle.
“Më besoni, Barcelona ka të ardhme shumë të mirë dhe nuk po flas për vetën time. Po flas për lojtarët e rinj. Kjo është arsye pse i aktivizoj, dua që ata të jenë të gatshëm për të ardhmen. Nuk është çështja a do të jem unë trajner apo jo. Këta djem janë të veçantë.”, tha Xavi.
Barcelona pësoi 4-2 nga Athletic Bilbao të mërkurën në mbrëmje, duke u eliminuar nga çerekfinalja e Kupës së Spanjës.






























