Stadiumi “Parku i Princave” në Paris do të jetë skena ku Paris Saint-Germaini do të luajë me Lillen e Edon Zhegrovës të shtunën në mbrëmje, nga ora 21:00.
Ndeshja i takon xhiros së 21-të të Ligue 1 të Francës.
PSG-ja është lidere aktualisht me 47 pikë, ndërsa Lille në formë ka 35 pikë në vendin e katërt. PSG-ja ka 16-të ndeshje pa disfatë.
Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në dhjetor të vitit të kaluar, ishte mbyllur 1:1.
Parisienët në radhët e veta e kanë Kylian Mbappen, sulmuesin më të mirë në ligë me 20 gola të shënuar, që ka kontribuuar edhe me katër asistime.
Zhegrova ka tri gola të shënuar e pesë asistime.






























