Federata e Futbollit e Kosovës ka krijuar edhe përfaqësuesen U16 të futbollistëve, është njoftuar të hënën.
Këtë grupmoshë do ta drejtojnë Mehmet Kurda, Ibrahim Domi, Fadil Ademi dhe Burim Sadiku.
Të hënën ka nisur puna në teren e përfaqësueses U16, ndërsa të ftuar ishin 16 lojtarë.
Sipas njoftimit, ata më herët ishin pjesë e përfaqësueses U15.
Përfaqësuesja U16 në fillim të marsit do të marr pjesë në turneun zhvillimor të UEFA-s, që do të mbahet në Tiranë.
Derisa atëherë planifikohen grumbullime të rregullta javore.






























