Gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka shkruar për përballjet e Zvicrës me Serbinë në Ligën e Kombeve.

Zvicra ka fituar përballjet me Serbinë në dy Botërorët e kaluar, ndërsa Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka ishin protagonistët kryesorë në ato ndeshje në Rusi e në Katar.

Në vjeshtë Xhaka e Shaqiri me shumë mundësi do të duhet të udhëtojnë për në Serbi për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

“Nëse Xhaka e Shaqiri janë pjesë e ekipit, diskutimet politike do të shfaqen sërish. Pasi dy lojtarët kanë rrënjë nga Kosova, kjo i bënë ata armiqë në sytë e shumë serbëve. Ndeshjet e Kosovës me Serbinë ende nuk lejohen”, ka shkruar Blick të enjten mbrëma.