UEFA ka marrë vendim për ta gjobitur me 52 mijë e 500 euro Rumaninë për thirrje raciste, si dhe në sfidën e radhës (pra ndaj Kosovës) do të detyrohet të luajë pa tifozë në një pjesë të tribunave.

UEFA ka vendosur: Dënim për Federatën Rumune në vlerën e 22 mijë e 500 euro për transmetimin e mesazhave që nuk janë të përshtatshme për ngjarje sportive”.

Për ta dënuar Federatën Rumune me 30 mijë euro dhe një pjesë të tribunave të mbyllur (3 mijë ulëse) gjatë ndeshjes së ardhshme, në kuadër të UEFA-s kur Federata Rumune do të jetë nikoqir shkaku i thirrjeve raciste të mbështetësve”, thuhet ndër të tjera në vendimin e UEFA-s.

Kosova do të jetë mysafir i Rumanisë më 15 nëntor në Bukuresht, më saktësisht në “National Arena”, stadium i cili ishte i stërmbushur herën e fundit kur u takuan këto dy kombëtare.

Kujtojmë, Kosova ka nevojë me një fitore me rezultat 3:0 me shpresën që ta mbyllin grupin si lider, ngase rumunët e morën këtë rezultat të thellë në muajin shtator në Prishtinë.