Gjiganti turk, Beshiktash, është i interesuar t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të Sivassporit, Rey Manaj.

Manaj ishte në kontakte për t’u transferuar te Trabzonspori por është raportuar se kjo lëvizje nuk do të realizohet.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën mediumi turk “Aksham”.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Manaj, në rast të transferimit te Beshiktashi do të bashkohet me dy sulmuesit e tjerë shqiptarë, Milot Rashicën dhe Ernest Muçin.

Te skuadra e drejtuar nga trajneri, Ole Gunnar Solskjaer, nuk janë të lumtur me formën aktuale të sulmuesit italian, Ciro Immobile, dhe për këtë arsye nga edicioni i ardhshëm synojnë që në përbërje ta kenë Manajn.

28-vjeçari me Sivassporin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Këtë edicion në 18 ndeshjet ka kontribuar me shtatë gola dhe tri asistime.