Sulmuesi i Malishevës, Drilon Hazrollaj, pritet të bëhet transferimi i parë i skuadrës rumune, Rapid Bukuresht, për edicionin e ardhshëm.

Kështu ka raportuar të martën “ProSport”.

Hazrollaj për një vit është duke u përcjellë nga drejtues të Rapid Bukureshtit.

Raportohet se Hazrollaj i ka ndërprerë negociatat që ka pasur muajin e kaluar me klube nga Polonia dhe Ukraina.

Sipas faqes “Transfermarkt”, kartoni i Hazrollajt vlerësohet 800 mijë euro.

Edicionin e kaluar i shënoi 28 gola dhe asistoi 11 herë në 36 ndeshje.

Në edicionin aktual, 21-vjeçari për Malishevën ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dy herë në 23 ndeshjet e luajtura.

Te Rapid Bukureshti karrierë kanë bërë edhe Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.

d