FBI ka arrestuar 30 persona të lidhur me mafian në një operacionin kundër lojërave të fatit të paligjshëm në SHBA.

Në mesin e tyre janë edhe ish-basketbollistë të NBA-së si, Chauncey Billups, Terry Rozier dhe Damon Jones, të cilët janë ndër të arrestuarit në raste të ndara, por të lidhura, të lojërave të fatit të paligjshëm, sipas FBI-së.

Sipas raportimeve, rasti i parë pretendon se gjashtë të pandehur përdorën informacion të brendshëm dhe në disa raste lojtarët ndryshuan performancat e tyre për të manipuluar bastet. 

E dyta përfshin 31 të pandehur të akuzuar për pjesëmarrje në lojëra të manipuluara pokeri të paligjshme.

Autorët e dyshuar përfshijnë anëtarë të familjeve të krimit të organizuar, thonë zyrtarët, me të pandehurit e akuzuar për përdorimin e lenteve të kontaktit speciale dhe tavolinave të pokerit me rreze X për të lexuar letrat e të tjerëve.