Interi ka fituar 3:0 të mërkurën mbrëma në shtëpi ndaj Fiorentinas.

Ndeshja i ka takuar xhiros së nëntë të Serie A të Italisë.

Hakan Calhanoglu shënoi dy gola ndërsa një tjetër e shtoi Petar Suçiq për fitoren e thellë.

Mattia Vitti e la Fiorentinan me një lojtar më pak në fushë në minutën e 86-të, ndërsa më pas Calhanoglu realizoi nga penalltia.

Interi ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë, sa ka edhe Milani në vendin e katërt.

Fiorentina në pozitën e parafundit mbetet me katër pikë.