Befasia e mbrëmjes në ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën EFL është largimi i Liverpoolit nga gara.
Duke pasë parasysh sezone të shumëta në të cilat Liverpooli shkëlqeu si në Premiere League ashtu edhe me paraqitje mjaft të mira në garat tjera, ky sezon po duket jo dhe aq premtues.
Liverpooli u mposht 3:0 në “Anfield” nga Crystal Palace dhe e pësoi disfatën e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit. Fitoi vetëm ndaj Eintracht Frankfurtit më 22 tetor.
Ismaila Sarr i shënoi dy golat e parë për mysafirët, ndërsa një tjetër e shtoi Yeremy Pino.
Liverpooli luajti me 10 lojtarë prej minutës së 79-të, kur u përjashtua me të kuq Amara Nallo.
Me këtë disfatë, presioni mbi trajnerin Arne Slot është rritur shumë.



























