Fituesja në fuqi e Kupës së Mbretit, Barcelona, është turpëruar nga Atletico Madridi në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit dhe është në prag të eliminimit.
Atletico e fitoi gjysmëfinalen e parë të enjten mbrëma 4:0, me të katër golat që i shënoi në pjesën e parë.
Eric Garcia, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 86-të, shënoi autogol për 1:0 në minutën e gjashtë. Antoine Griezmann e dyfishoi rezultatin në minutën e 14-të, ndërsa për 3:0 shënoi Ademola Lookman, në minutën e 33-të.
Julian Alvarez e vendosi sfidën me golin e minutës së dytë shtesë në pjesën e parë.
Ndeshja kthyese luhet më 3 mars.



























