UEFA e ka caktuar të premten orarin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve.
Kosova fillon më 24 shtator në shtëpi ndaj Irlandës. Menjëherë më 27 shtator “Dardanët” luajnë në udhëtim ndaj Austrisë.
Më 1 tetor është ndeshja Izrael – Kosovë, kurse më 4 tetor, Kosovë – Austri.
Dy ndeshjet e fundit janë në nëntor.
Më 14 nëntor, Kosova e pret Izraelin, kurse më 17 nëntor është ndeshja Irlandë – Kosovë.



























