Michael Carrick po kalon një superformë si trajner i Manchester Unitedit.

Dhe për këtë ai u shpërblye, pasi që u shpall trajneri më i mirë i muajit janar në Premierligë.

Në ndeshjet e tij si trajner, Carrick arriti të fitonte 4 ndeshje dhe barazoi vetëm në 1, duke mposhtur rivalët si Manchester City dhe Arsenal.

Ai la pas trajnerët tjerë të nominuar si Sean Dyche, Liam Rosenior dhe Andoni Iraola.