Bayern Munichu vazhdon ecurinë pa fitore në udhëtim te Bayer Leverkuseni.
Bavarezët të shtunën barazuan 1:1, dhe mbeten pa fitore në Bundesligë te kjo skuadër në udhëtim që prej 17 tetorit të vitit 2021.
Aleix Garcia shënoi në minutën e gjashtë për Leverkusenin, ndërsa Jonathan Tahut të mysafirëve iu anulua një gol për prekje me dor.
Nicolas Jackson më pas e la Bayernin me dhjetë lojtarë, pas kartonit të kuq në minutën e 42-të.
Tjetër gol për prekje me dorë iu anulua edhe sulmuesit Harry Kane.
Ndërkohë, Luis Diaz, i cili e shënoi golin e barazimit në minutën e 69-të, u përjashtua nga loja gjashtë minuta para fundit pas kartonit të dytë të verdhë.
Gol për pozitë jashtë loje në minutën e 93-të iu anulua edhe Leverkusenit, kur shënoi Jonas Hofmann.
Bayern Munichu i pari i ka 67 pikë, ndërsa Leverkuseni mbetet i gjashti me 45 pikë.



























