Leon Avdullahu në mesfushë luajti deri në minutën e 79-të, kurse Fisnik Asllani u zëvendësua në minutën e 61-të në barazimin e Hoffenheimit me Wolfsburgun të shtunën mbrëma.
Në ndeshjen e xhiros së 26-të të Bundesligës, në bankën rezervë te Hoffenheimi mbeti Albian Hajdari.
Konstantinos Koulierakis për mysafirët dhe Grischa Promel për vendësit i shënuan golat e kësaj përballjeje në pjesën e dytë.
Hoffenheimi i ka 50 pikë në vendin e tretë, ndërsa Wolfsburgu i parafundit, i ka 21 pikë.



























