Qazim Laçi është duke e vazhduar formën e jashtëzakonshme në Turqi.

Të enjten mbrëma fitoi 4:1 me Rizesporin në shtëpi ndaj Samsunsporit, ndërsa e realizoi një gol e regjistroi dy asistime për 72 minuta lojë.

Mesfushori i Shqipërisë asistoi në golin për 2:0, shënoi për 3:0 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, ndërsa asistoi sërish në golin për 4:0, pesë minuta pas pushimit.

30-vjeçari i ka pesë gola e tetë asistime në edicionin aktual të Superligës së Turqisë.

Rizespori i ka 33 pikë në vendin e dhjetë.

Kjo ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 27-të.