Cristiano Ronaldo Jr, djali më i madh i yllit Cristiano Ronaldo, mund t’i bashkohet shpejtë Real Madridit.
15-vjeçari aktualisht luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, njësoj si babai i tij.
Mediume të ndryshme kanë raportuar se Real Madridi dëshiron ta afrojë sulmuesin e ri.
Reali ka pasur përvojë shumë të mirë me Cristiano Ronaldon, midis viteve 2009 dhe 2018.
Gjatë epokës së tij, Reali e fitoi katër herë Ligën e Kampionëve.
Ronaldo Jr. luan për ekipin U17 të Al Nassr dhe për Portugalinë U17.
Tek Al Nassr shpresojnë t’i shohin Ronaldon dhe Ronaldo Jr. duke luajtur në të njëjtën skuadër së shpejti. Kjo është po ashtu ëndërr e Ronaldos 41-vjeçar.



























