Ylli argjentinas i futbollit, Lionel Messi, ka qenë sërish i pandalshëm për kundërshtarët.
Messi ka shënuar gol dhe ka asistuar në fitoren 4:2 të Inter Miamit ndaj Torontos, në kuadër të ligës MLS të SHBA-së.
Messi realizoi golin e katërt për Miamin në minutën e 75-të, ndërsa asistoi në golin e shënuar nga Luis Suarez në minutën e 56-të të ndeshjes që u zhvillua të shtunën.
Messi ka nëntë gola e tri asistime deri më tani në kampionatin MLS të SHBA-së.

























