Skuadra e Liverpoolit është duke avancuar me dy gola ndaj Chelseas në kuadër të xhiros së dytë në Premierligë

Liverpooli ka shënuar dy gola përmes Manes, ndërkaq rast të mirë për të shënuar e kishin edhe djelmoshat e Lampard, por që Jorginho humbi penalltinë në minutën e 75’të takimit, pasi atë e priti Alisson.



Rezultati aktual i takimit është 0:2 në të mirë të Liverpoolit, por të mos harrojmë se Chelsea është pa futbollistin e tyre Christensen pasi u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë.