Tottenham nuk ka arritur të fitojë si vendas kundër Newcastle United.

Londinezët patën mundësi që të mbyllin ndeshjen qysh në pjesën e parë, por nuk arritën të shënon më shumë se një gol.

Harry Kane bëri asistimin e pestë këtë sezon në minutën e 25 për Lucas Mouran, i cili shënoi për 1-0.

Një penallti e akorduar në minutën e 97’, barazoi gjithçka në Wembley.

Callum Wilson nuk gaboi nga pika e bardhë. Rasti i penalltisë u rishikua me VAR, për të parë nëse Eric Dier e kishte prekur topin me dorë.