Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi është rrëfyer në një intervistë për sukseset dhe zhgënjimet në karrierën e saj si xhudiste.
Xhudistja nga Peja e kishte fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Në emisionin “Sui Generis”, ajo foli për suksesin e saj, derisa përmendi edhe një zhgënjim sa nuk e përfaqësonte Kosovën.
“Kur jam bëra kampione olimpike, te gjithë xhudistët pushojnë me 1 apo 2 vjet, por unë jo, jam rikthyer pas 2 jave dhe nuk jam njeri qe e shijoj shumë suksesin. Unë nuk kam diçka te veçantë, por me punë dhe me një trajner kam arritur këtu ku jam”, tregoi Kelmendi.
“Zhgënjimi ma i madh ka qenë që s’kam pasur mundësi me përfaqësuar Kosovën deri sa ne u bëmë pjesë e Lojërave Olimpike, kënaqësi ishte edhe me përfaqësuar Shqipërinë”, tha ajo.



























