Matty Longstaff është një emër që pak njerëz e njohin. Ai është mesfushor i skuadrës angleze, Newcastle.

Ai paguhet 850 funte në javë, që është një pagë jo e lartë për një futbollist në Premier League.

Por 20-vjeçari ka vendosur që 30 % të pagës së tij, t’ia dhurojë fondit bamirës të klubit, për të ndihmuar shërbimet shëndetësore në luftën kundër COVID-19.

Dy nga yjet nga Kosova, që janë më të paguarit nga futbollistët shqiptarë në botë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kanë pagë shumë më të lartë se mesfushori i Newcastle.

Pagë po, por jo edhe zemër.

Granit Xhaka, ish-kapiteni i Arsenalit paguhet 100 mijë funta në javë.

Kurse bashkëlojtari i tij të Zvicra, Xherdan Shaqiri, që luan për Liverpool’in, paguhet 80 mijë funta në javë.

Përveç shqipes simbolike në bashkimin e duarve kur shënojnë ndonjë gol, ata asnjëherë nuk u kujtuan të ndihmojnë Kosovën. Madje as tash kur po përballet me epideminë që është përhapur në të gjithë botën.

Kërkesë për ndihmë nga diaspora ka bërë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Ata që kanë ndihmuar këtë fond të qeverisë, janë mërgimtarë të thjeshtë ose biznesmen që jetojnë në vende të ndryshme evropiane.

Por edhe jo edhe futbollistët, që marrin miliona euro.

I vetmi futbollist shqiptarë deri më tani që është ka bërë një gjest human në këtë kohë, është mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Kastriot Dërmaku.

Ai është pjesë e skuadrës italiane Parma. Kjo skuadër që para disa viteve as nuk bënte gara në Seria A, ka njoftuar se lojtarët e skuadrës së parë dhe stafi janë pajtuar që të heqin dorë nga paga e muajit prill.

Në një komunikatë të lëshuar nga klubi, thuhet se lojtarët, trajneri, stafi teknik dhe drejtori sportiv janë pajtuar unanimisht për uljen e pagës.

Ndryshe nga futbollistët me origjinë nga Kosova, veprojnë futbollistët e shteteve tjera.

Yjet si Messi e Ronaldo që kanë dhuruar miliona euro për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit./VAR Kosova/