Francezi Kylian Mbappe dhe norvegjezi Erling Haaland, do të krijonin një dyshe sulmuese shumë të rrezikshme në sulmin e Real Madrid.
Skuadra e kryeqytetit spanjoll, po planifikon të transferojë të dy këta futbollistë.
Trajneri Zinedine Zidane ka filluar rindërtimin e skuadrës së tij, që kur u kthye vitin e kaluar, duke transferuar edhe belgun Eden Hazard.
E përditshmja spanjolle ‘Marca’ raporton se francezi dëshiron të transferojë lojtarët më të përfolur në Europë.
Ky transferim shihet si i vështirë nga madrilenët, por jo edhe i pamundur.
