Tanimë në Angli janë ngritur zërat që Jose Mourinho nuk do të jetë trajner i Spursave në sezonin e ardhshëm. Kjo situatë vie pasi që Tottenham është duke vuajtur që të siguroj një vend që dërgon në ligën e kampionëve në vitin e ardhshëm.

Ky do të ishte sezoni i dytë me radhë ku Tottenham nuk merr pjesë në këtë kompeticion, përderisa kishte marrë pjesë katër herë radhazi më herët. Tottenham ka pasur një rënie dramatike që nga humbja nga Liverpool në fund të janarit. Që nga ajo kohë, ekipi i Mourinhos ka humbur shtatë nga 14 ndeshjet e tyre në Premiere League, duke fituar vetëm pesë dhe barazuar dy nga to, pranuar 21 gola (vetëm një më pak se që kanë shënuar). Po ashtu, Tottenham është eliminuar nga FA Cup në raundin e pse nga Everton si dhe ka pësuar humbje turpëruese nga Dinamo e Zaygreb në Europa Lleague.

Megjihatë, Mourinho akoma mund të sjellë një trofe në Totteham nëse fundjavën tjetër fitojnë në Carabao Cup ku do të ballafaqohen me Manchester City.