Andre Drummond shënoi 27 pikë përderisa Los Angeles Lakers mundën Utah Jazz me 127-115 në kohën shtesë.

Jazz, të cilët kryesojnë në Konferencën Perëndimore, ishin pa lojtarët kryesot të dëmtuar si: Donovan Mitchell, Mike Conley Jr dhe Rudy Gobert.

Lakers, që janë në mbrojtje të titullit në NBA, ishin pa dy yjet e tyre më të mëdhenj si Anthony Davis dhe LeBron James.

“Ne nuk lejuam që fatkeqësia të na largonte nga loja jonë”, tha Drummond, i cili u kthye pas një dëmtimi të gishtit në këmbë.

Dennis Schroder i Lakers shtoi 25 pikë, tetë asistime dhe gjashtë kërcime me Kentavious Caldwell-Pope gjithashtu me 25 pikë.

Jordan Clarkson udhëhoqi Jazz-in që ka rekordin më të mirë të kampionatit (42 fitore, 15 humbje) me 27 pikë. Ersan Ilyasova shënoi 20 pikë, duke shënuar gjashtë nga tetë tentimet e tij për tre pikë.

“Na munguan katër djem mjaft të rëndësishëm”, tha mbrojtësi i Jazz-it Joe Ingles.

“Gjatë pjesës më të madhe të lojës, ne bëmë një punë mjaft të mirë. Ne ishim shumë afër që të fitonim lojën.”

Loja u luajt para 1,700 spektatorëve, e dyta në Staples Center që kur California lehtësoi rregullat e saj për spektatorët e ngjarjeve sportive.