Futbollisti legjendar, Paolo Maldini gjatë karrierës ka fituar 25 trofe.
Italiani ka shtatë tituj të kampionit dhe pesë trofe të Ligës së Kampionëve, ndër të tjera.
Por Maldini po ashtu ka humbur shumë finale.
Ai ka thënë se ndihet humbës i madh, përkundër trofeve të shumtë.
“Unë jam humbësi më i madh në histori. Kam fituar shumë, por kam humbur tri finale të Championsit, një ndeshje të Superkupës, tri finale të Kupës Interkontinentale, një finale të Botërorit, një finale evropiane, një gjysmëfinale të Botërorit”, ka thënë Maldini.




























